Rron Gjinovci: Thirrjet “Albin shpijuni” para qeverisë janë absurde. Protesta para qeverisë së udhëhequn nga njeri që e ka kundërshtu Gjykatën Speciale janë absurde.
Reagimi i kryeministrit që nuk i përmend viktimat e familjarët e tyne, të cilat nuk i ka mohu as mbrojtja e të akuzumve, është absurd.
Shumica e reagimeve dhe përlotjeve të atyne që na kanë kallxu për vite me radhë për lloj lloj storjesh të krimeve të ndryshme nga ata për të cilët po përloten, janë absurde.
Heshtja e LDK-së kur gjykata tregon për përndjekjen e njerëzve të saj e atyne që janë identifiku me te, është absurde.
Thoni të paktën gjykata po rren dreqi e marrtë. Krejt reagimi shoqnor është absurd.
Në krejt këto reagime histerike e absurde po dëshmohet narrativa e prokurorisë speciale, në Kosovë 27 vjet mas luftës s’ka liri me u thanë e vërteta, ose thjesht mendimi ndryshe qoftë edhe i gabum për atë që ka ndodhë 27 vjet ma herët. Imagjinoni sa është pagu fjala e lirë e mendimi ndryshe para 27 vjetve. Prokuroria në procedura të apelit veç ka me i mbledhë këto që po ndodhin e thuhen gjatë kësaj jave.