Reagon gruaja e Rexhep Selimit

Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit ka reaguar një ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke publikuar një fotografi së bashku me dy fëmijët e saj.

 

Në fotografi, ata shihen duke mbajtur në duar flamurin e UÇK-së, mbi të cilin është shkruar mesazhi: “Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!”.

Postimi i saj vjen një ditë pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ndryshe, Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në kuadër të aktgjykimit të shkallës së parë.