Reagon KFOR-i: Nuk është i vërtetë ky lajm

Një lajm që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, sipas të cilit dy aeroplanë të NATO-s do të fluturojnë mbi Kosovë, është demantuar nga burime të sigurta të Klan Kosovës brenda KFOR-it.

 

Sipas këtyre burimeve, nuk bëhet fjalë për ndonjë fluturim të planifikuar të NATO-s apo KFOR-it mbi territorin e Kosovës.

Prezantuesja e Klan Kosovës, Jehona Bajrami kërkoi nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pakonfirmuara dhe të mos bien pre e lajmeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale pa një burim të besueshëm.