Vajza e Gresa Krasniqit, bijës së Jakup Krasniqit, është shfaqur në një video duke puthur portretin e gjyshit të saj, në prag të shpalljes së aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Videoja e publikuar në TikTok shoqërohet me mbishkrimin: “Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh”.
Në përshkrimin e videos, Gresa ka shkruar një mesazh kushtuar babait të saj.
“Prej tokës e gjer në qiell, do të jetoj me krenari që në gjakun tim, në trupin tim të vogël, rrjedh gjaku yt ilir!”, ka shkruar ajo.
“Te pres me mall e dashuri!”, ka shtuar Gresa në postimin e saj.
Të mërkurën, në orën 10:00, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të nisë seanca ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.