Në mesnatë, sheshi në Prishtinë është mbushur me tingujt e çiftelisë, ndërsa qytetarët kanë kënduar këngë kushtuar ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në mesin e të pranishmëve janë kënduar këngë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, në një atmosferë të veçantë në prag të shpalljes së verdiktit.
Qytetarët kanë vazhduar të qëndrojnë në shesh edhe në orët e vona të natës, duke përcjellë mesazhe mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa vëmendja mbetet e përqendruar te Haga dhe vendimi që pritet të shpallet.
Me poshte keni dhe videon: