E dhimbshme! 44 vjeçarja që u vra nga burri i saj la pas tre fëmijë

Një tjetër ngjarje e rëndë që përfshin një familje shqiptare është regjistruar në Greqi, vetëm tre ditë pas vrasjes së një 45-vjeçareje në Nea Smyrni të Athinës. Sipas mediave greke një 53-vjeçar shqiptar i ka marrë jetën bashkëshortes së tij, duke e goditur me thikë.

 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Rodopit, brenda banesës ku familja jetonte. Viktima dhe autori i ngjarjes së fundit janë identifikuar si Esma dhe Bujar Meco, çift nga Gramshi, prindër të tre fëmijëve.

44-vjeçarja ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë. Pas sulmit, 53-vjeçari dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë benzinë. Ai është gjetur nga autoritetet dhe është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Ja dhe pamjet ne vazhdim: