Kujtim Shala godet rëndë Vetëvendosjen pasi u zgjodh nënkryetar

Kujtim Shala, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kontestuar kushtetutshmërinë e Qeverisë së re të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës.

 

Në një deklaratë për Telegrafin, Shala ka thënë se Qeveria është votuar nga një Kuvend që, sipas tij, ende nuk është i konstituuar plotësisht.
“Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar, prandaj ajo nuk është një qeveri kushtetuese”, ka deklaruar Shala.

 

Ai është thirrur në Kushtetutën e Kosovës, duke theksuar se Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pas zgjedhjes së kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve.

“Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas zgjedhjes së kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve”, ka thënë Shala.