Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës së provës prej dy vitesh.
Përveç dënimit me kusht, Gjesti është obliguar të paguajë edhe gjobë në vlerë prej 6 mijë eurosh.
Vendimin e ka marrë gjyqtarja Edita Çanta./Indeksonline.
Kujtojme qe Gjesti eshte arrestuar per detajet meposhte:
Reperi Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin e artit “Gjesti”, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë. Prokuroria Themelore në Prishtinë bën me dije se ai është arrestuar për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “kanosje”, si dhe “asgjësim apo dëmtimi i pasurisë”.
Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast.
Për shkak të fazës së hershme të procedurës hetimore dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin.
Prokuroria Themelore në Prishtinë bën me dije se brenda afateve ligjor, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe do të vendosë për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.