Cristiano Ronaldo tregon se çka ka në garazhin e tij luksoz – mahnit me koleksionin milionësh të veturave

Cristiano Ronaldo ka mahnitur edhe një herë ndjekësit në Instagram, duke publikuar një fotografi nga garazhi i tij luksoz, ku shfaqet i rrethuar nga disa prej veturave më ekskluzive në botë.

 

Në imazhin e ndarë me fansat, ylli portugez shihet i ulur mbi një Ferrari të kuq, ndërsa në sfond dallohen modele të markave prestigjioze si Bugatti, Rolls-Royce dhe automjete të tjera superluksoze që janë pjesë e koleksionit të tij.

“Lodrat e mia”, ka shkruar Ronaldo krahas fotografisë, duke iu referuar pasionit të tij të njohur për makinat luksoze.

 

Postimi u prit me interes të madh nga miliona ndjekës, të cilët e mbushën seksionin e komenteve me reagime dhe komplimente për koleksionin e jashtëzakonshëm të futbollistit.

Pasioni i Ronaldos për makinat është i njohur prej vitesh.