Sportisti shqiptar del me flamurin kuq e zi në Beograd, ky është rezultati final

Sportisti shqiptar Denis Buzukja u paraqit me flamurin kuq e zi gjatë hyrjes së tij në arenën e garës në Beograd, duke tërhequr vëmendjen e publikut të pranishëm.

 

Në përballjen e zhvilluar në UFC, Buzukja nuk arriti të fitojë ndaj garuesit Bogdan Grad, i cili doli fitues në fund të ndeshjes.

Duket se luftëtari shqiptar u dëmtua nga ana e gjyqtarit.

Luftëtari shqiptar protestoi menjëherë kundër këtij vendimi, duke pretenduar se nuk ishte dorëzuar.

 

Paraqitja e Buzukjës me flamurin kombëtar shqiptar shkakton tërmet të serbët.

Media serbe “Kurir” shkruan me mllef për paraqitjen e shqiptarit sidomos me flamurin kombëtar në mes të Beogradit.

“Denis Buzukja shkaktoi zemërimin e publikut në Beograd dhe, pas provokimit, përfundoi në tokë. Ja si u zhvillua ndeshja.

Shqiptari Denis Buzukja, i cili të premten bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë peshimit zyrtar, një ditë më vonë u përball me Bogdan Gradin në spektaklin e UFC-së në Beograd.

Ai hyri në Arenë duke mbajtur flamurin shqiptar, gjë që bëri që publiku ta priste me reagime shumë të ashpra dhe me fishkëllima.

Nga ana tjetër, kundërshtari i tij, Bogdan Grad, një rumun që garon nën flamurin e Austrisë, u prit nga publiku sikur të ishte serb, me ovacione dhe entuziazëm të madh”, shkruan me mllef media serbe.