Vjen nje Jo e madhe per koalicionin e PDK-se me Vetevendosjen!!

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, deklaroi se është kundër çdo bashkëpunimi qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e cilësuar qeverisjen e saj si të dëmshme.

 

Ai tha se një koalicion me LVV-në do të nënkuptonte marrjen e përgjegjësisë për, siç u shpreh, “keqqeverisjen” e gjashtë viteve të fundit.

Rrahmani shtoi se posti i presidentit nuk duhet të jetë bazë për marrëveshje politike, duke vlerësuar se çdo bashkëpunim me pushtetin do të ishte humbje për opozitën.