Këngëtari dhe humanisti i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka vendosur të jetë tërësisht transparent me publikun duke publikuar faturat tatimore dhe kuponët fiskalë.
Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, ai ka treguar se si i kryen obligimet financiare ndaj shtetit të Kosovës për çdo mbrëmje apo dasmë ku performon.
Në faturat e publikuara nga vetë këngëtari, vihet re se çmimi për një datë (dasmë apo mbrëmje muzikore) arrin vlerën e 7,000 eurove. Nga kjo shumë, 18% shkon si TVSH direkt për shtetin, që i i bie saktësisht 1,067.80 euro tatim për vetëm një natë performance, ndërsa vlera neto e faturës është 5,932.20 euro. Po ashtu, në kuponët e tjerë fiskalë të shfaqur prej tij, shuma e përgjithshme e deklaruar kalon 106 mijë euro, me mbi 16 mijë euro TVSH të paguar.