E rëndë në Drenas! Tri vetura përplasen fuqishëm, tre persona mbesin të lënduar

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për një aksident trafiku që ka ndodhur në Drenas, ku janë përfshirë tri automjete.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

 

“Rreth orës 12:30, në stacionin policor të Drenasit është pranuar informata për një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.