Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për një aksident trafiku që ka ndodhur në Drenas, ku janë përfshirë tri automjete.
Lidhur me rastin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 12:30, në stacionin policor të Drenasit është pranuar informata për një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.