Stuhi e fuqishme në Vlorë, pushuesit braktisin me shpejtësi plazhet

Mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik, qyteti bregdetar i Vlorës u godit nga një stuhi e fortë.

 

Erërat e fuqishme dhe shkarkesat elektrike përfshinë qytetin, duke bërë që pushuesit të largoheshin me nxitim nga plazhet.