Enver Dugolli është emëruar zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB). Vendimi për emërimin e tij u mor të premten, më 17.07.2026, nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti e ka uruar Dugollin për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.Në zgjedhjet e mbajtura më 7 qershor 2026, Enver Dugolli – si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje të Kurtit – nuk arriti të marrë votat e nevojshme për deputet.
Ai mori 12 mijë e 81 vota.MPB udhëhiqet nga ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, i cili përmes fotografive të publikuar nga ZKM, shihet se mori pjesë në takimin mes Kurtit e Dugollit.Dugolli ka qenë i angazhuar pas luftës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës e më pas në Forcën e Sigurisë së Kosovës.Një kohë ka qenë edhe zv.ministër i Mbrojtjes dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.