Analisti Nuri Bexheti në emisionin “Click” në RTV21 kujtoi një ngjarje që i kishte ndodhur në vitin 2014, ku tha se fizikisht ka dashur ta sulmojë një studenti i tij (Kurtit).
“O profesor më tha mua ti ke qenë në luftë o profesor, Maqedonia jote, Presheva, Maqedonia, Çamëria, ne tha atje ku e ke braktis ti, ku e ke lënë në gjysmë ti, ku ke tradhtuar idealet e shokëve të tu, po më thotë para 500 studentëve që i ke lënë luftën në gjysmë, ne tha në krye me Albin Kurtin do e bëjmë Shqipëri prej Çamëria në Tivar, edhe unë heshta, i thashë vetëm në logjistikë mund të ndihmoj”, tha ai.
Kur u pyet se a ka ndodhur sot ajo çfarë ka thënë studenti, Bexheti tha se u “braktis kauza kuq e zi”.
Ai tha se ka luftuar për Kosovën dhe i ngrit kapelën kush bën më shumë.
“Një send të garantoj me brigadat e Facebook-ut e divizionet fantome që gjithë mllef dhe shajnë dhe mohojnë rezultatet e shumë brezve të Kosovës, shumë burrave dhe grave që kanë punu me mund e kanë ngrit këtë shtet aq sa është dhe mbi të gjitha me një partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, e cila edhe sot miliarda derdh me na ofru siguri. Edhe ai del e mohon këtë gjë, mirë e ka Kosova se ka rënë në hunlesh, ky është një hunlesh i mirë që e ka fshi përpara Kosovën dhe do të qeverisë gjatë, gjatë dhe lodhet biologjia, lodhet, plaket njeri, e lëshon takati, e përzien mishin e pulës me të derrit dhe rakinë pak ma shumë do pi, kështu besoj e kuptoj çka po flas, edhe ai nëse më dëgjon e merr vesh çka po flas, atëherë populli i Kosovës e kupton se ka humbur 10 vite të mira të rrasta edhe fillon ta kruajë kokën ngapak dhe i shkund sumbullat e xhamadanit”, tha ai.
Bexheti: “Baba” që i thoni ju (Kurti) i ra laps asaj që shqiptarët e arritën për 25 vjet në Maqedoninë e Veriut
Analisti Nuri Bexheti në emisionin “Click” në RTV21 komentoi situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “e ka lulu” situatën politike në Maqedoninë e Veriut.
“Shqiptarët e Maqedonisë kanë luftuar si shqiptarët e Kosovës për me e avancu çështjen e tyre, për shkak të përzierjes tepër etnike ka qenë e pamundur të ndahet Maqedonia në baza etnike, edhe ka pasur konsensus mes elitës politike shqiptare të Maqedonisë, Republikës së Shqipërisë edhe drejtuesve shqiptarë, edhe urtë e butë ka ec kapak, kur erdh ky që i thoni babë ju këtu dhe tha çka është arritur që 25 vjet si në Kosovë, bjeri me laps, tha se nuk vlen”, tha ai.
Osmani ia ka vu flakën LDK-së e është bërë hyzmetqare e Kurtit
Analisti Nuri Bexheti në emisionin “Click” në RTV21 ‘akuzoi’ Vjosa Osmanin për dobësimin e LDK-së qysh në vitin 2021.
“Zonja ia ka fut flakën shtëpisë të vet, e ka dërrmu strukturën, e ka prish shpresën e partisë, e ka marrë gjysmën e partisë si me marrë për dore e ia ka çu Kurtit atje edhe është në pozitën e presidentes, i ka shërby pesë vite me devotshmëri, është etablu termi kosovar notere, jo notere, hyzmetqare (mbaj përgjegjësi për fjalën publike), i ka shërby jo Kosovës por Kurtit, dhe kur nuk e nominoi që sipas meje është dashur ta nominojë, po edhe poshtëroi mirë dhe pas posht
Bexheti për situatën në LDK: Kalalesh, fajtor Osmani e Kurti
Analisti Nuri Bexheti në emisionin “Click” në RTV21, duke folur për situatën në Lidhjen Demokratike të Kosovës, tha se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani duhet të dorëhiqen.
“Kalalesh,.. një e vërtetë e dhimbshme, është tragjike në skenën politike kosovare partia e parë më e madhe historike e cila 10 vite ka qenë bartëse e krejt proceseve të rezistencës deri kur ka dalë UÇK-ja.. është një derexhe shumë të keqe”, tha ai.
Ai i përmendi edhe shkaktarët që sipas tij e kanë sjellë deri në këtë pikë, duke përmendur Vjosa Osmanin.
“Në vend që të rrijë në partinë e saj të bëjë një opozitarizëm të fuqishëm përballë popullizmit të LVV-së ai e zgjodhi karrigën pesëvjeçare e shkërmoqi partinë e vet, u përpoq të dhe për të bërë mbijetesë politike personale bashkë me drejtuesin aktual janë në gjendje t’i bëjnë të gjitha fiskulturat”, tha ai.
Më tej si shkaktar tjetër e konsideroi edhe liderin e LVV-së, Albin Kurti.
“Kurti është i interesuar të bëhet copë-copë ajo i duhet një patericë i qeverisjes”, u shpreh Bexheti./21Media