Një person ka humbur jetën të mërkurën në Podujevë, pasi ka rënë nga një lartësi në një objekt.
Rastin e ka konfirmuar për “Front Online” Enis Pllana nga Policia e Kosovës.
Pllana tha se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, ku është raportuar se një person ka pësuar lëndime pas rënies.
Viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, njoftoi Pllana.
“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ilir Konushevci në Podujevë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigje.