Sekretari i LDK’së, Ilir Ferati, ka folur për media në selinë e LDK’së për nënshkrimet që po mblidhen për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të LDK’së, shkruan Express.
Ai ka thënë se deri më tani s’ka nënshkrime të dorëzuara, duke thënë se në rast se do të dorëzohen, LDK do ti trajtojë me seriozitet.
Ferati ka thënë se Abdixhiku i ka kaluar tri Kuvende me votë të fshehtë dhe nuk iu ik procedurave statutare të LDK’së.
“Deri më tani s’ka asnjë nënshkrim të deponuar. Nëse do të ketë kërkesa brenda organeve të LDK’së sigurisht që me urgjencë do t’i trajtojmë si parti dhe do të shqyrtohen deri në realizimin përfudnimtar të kërkesave që e plotësojnë shumicën e numrit të caktuar të delegatëve”, ka deklaruar Ferati.
“Jemi të gatshëm me i trajtu e me dalë deri në Kuvend. Kryetari Abdixhiku i ka kalu tri Kuvende me votë të fshehtë, nuk i ik procedurave statutare të LDK’së”, ka thënë ai.