Ka ndërruar jetë Leotrim Jashari

Sipas njoftimit të publikuar nga familjarët, ka ndërruar jetë Leotrim Jashari nga Prekazi i Poshtëm, Lagjja Jashari.

Mësohet se i ndjeri kishte ardhur në Kosovë për të kaluar pushimet, ndërsa lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka pikëlluar familjen, miqtë dhe të afërmit.

Në këto momente të vështira, familja Jashari po pranon ngushëllime nga të afërm, miq dhe bashkëqytetarë, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

 

Ceremonia mortore dhe detajet e varrimit pritet të bëhen të ditura nga familja.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari. U prehtë në paqe.