E PAPRITUR/ Edi Rama “dorëzohet” përballë protestuesve, merr vendimin e fortë

Teksa protestat kundër qeverisë vijojnë në pjesë të ndryshme të vendit, qytetarë të shumtë vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar.

 

Gjatë tubimeve janë artikuluar kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa protestuesit kanë ngritur shqetësime për çështje të ndryshme që lidhen me qeverisjen.

Ndërkohë, vëmendje ka tërhequr edhe aktiviteti i kryeministrit në rrjetet sociale. Në disa nga postimet e tij më të fundit është vënë re se komentet janë kufizuar, ndërsa në postime të tjera janë çaktivizuar plotësisht. Ky veprim ka sjellë reagime të ndryshme mes përdoruesve të rrjeteve sociale.

 

Një pjesë e komentuesve e interpretojnë këtë si një mënyrë për të shmangur reagimet kritike, ndërsa të tjerë mendojnë se kufizimi i komenteve mund të lidhet me moderimin e diskutimeve dhe parandalimin e gjuhës fyese apo ofenduese. Deri më tani nuk ka pasur një sqarim publik nga kryeministri lidhur me arsyet e këtij vendimi.