Tragjedi e rëndë me të vdekur në Mitrovicë

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një banesë në Mitrovicën e Jugut.

 

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se Policia është njoftuar rreth orës 08:20.

“Vdekje e dyshuar – Sot, rreth orës 08:20, Policia ka pranuar informatën se në një banesë në Mitrovicën e Jugut është gjetur pa shenja jete një mashkull, 25-vjeçar. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Zahiti.

 

Me urdhër të Prokurorit, pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.