E madhe! Faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane në Kosovë e vë në fokus Vjosa Osmanin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar fotografi nga mbrëmja festive “Americana”, e organizuar në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, ku në mesin e të ftuarve në fokus u shfaq edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në postimin e saj, Ambasada falënderoi Filharmoninë e Kosovës për performancën dhe të gjithë ata që kontribuuan në organizimin e kësaj mbrëmjeje, duke e cilësuar si një festë të paharrueshme të muzikës, kulturës dhe miqësisë, në shenjë të partneritetit të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.