“Sali Berisha po sillet si “kali në lëmë”, vendin e ka tek “313””/ Beqiri ‘shpërthen’ ashpër: Arrestimin e ka, pas qafe

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në një studio televizive tha se Sali Berisha nuk di të bëjë asgjë tjetër, përveç flakës dhe tymit. Sipas tij, shqiptarët tashmë ia kanë dhënë duart Sali Berishës dhe nuk e duan kurrë më në pushtet.“I njëjti

 

skenar, e njëjta pamje, të njëjtën gjë bënte edhe në vitin 1991. Kështu ia vuri flakën gjithë Shqipërisë. Tani e ka zvogëluar forcën e vet dhe vjen vërdallë si “kali në lëmë”, sepse Shqipëria dhe shqiptarët ia kanë dhënë duart për të mos e parë më në pushtet dhe prej tij s’ka gjë tjetër, përveç tymit, zjarrit, sepse nuk di gjë tjetër. Ai këto metoda ka.”, tha ai.

 

Ai pohoi se kryetari i Partisë Demokratike e di shumë mirë se e pret arrestimi për vrasjet e kryera në bulevard. Pjesa, e cila ra në sy në protestën e Berishës ishte mungesa e flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Avokati u shpreh se kjo protestë e Berishës ishte padiskutim një demonstrim edhe kundër SHBA, pasi sipas Beqirit vetë Berisha nuk e pranon dot suksesin e rivalit të tij politik Edi Ramës, i cili u ftua në Bordin e Paqes, nga vetë presidenti Donald Trump.

 

“Ai e ka vendin te 313. Ai këtë kilometrin e fundit e ka kuptimplotë, sepse e di , që e ka pas qafe arrestimin për vrasjet në bulevard, por edhe për akuzat e tjera. Militantët e Berishës dinë vetëm alternativën e flakës. SHBA shikon te Rama Shqipërinë.

Këtë protestë Berisha e ka edhe kundër SHBA, sepse ai nuk mund të pajtohet me ftesën e bërë ndaj Edi Ramës dhe nuk e pranon që Rama të jetë në Bordin e Paqes. Bordi i Paqes është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. ”, tha ai.