Ka përfunduar mbledhja mbi 3 orë e Lidhjes Demokratike e Kosovës.
Partia e Lumir Abdixhikut ka marrë vendim që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Albin Kurtit për takim, shkruan Indeksonline
“Do të takohemi dy me dy, i përgjigjem pozitivisht”, ka thënë ai.
Njëjtë ka vepruar edhe PDK-ja e Bedri Hamzës.
Sipas tyre, takimi duhet të mbahet në Kuvendin e Kosovës, në ora 9:00.
Ndërsa, partia e Ardian Gjinit, Aleanca, ka refuzuar pjesëmarrjen në takim.