Super talenti shqiptar Dijar Idrizi, zuri vendin e parë në garën e diturisë në Romë

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm që bën krenarë shqiptarët. Super talenti nga Sllatina, Dijar Idrizi, ka fituar vendin e parë në Olimpiadën e Coding-ut, të mbajtur në kuadër të Grand Final Rome Award Ceremony në Romë, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e teknologjisë dhe shkencës shkruan Tetovasot.

 

Ky nuk është suksesi i parë ndërkombëtar i Dijarit. Më herët ai u shpall kampion në garat ndërkombëtare të Matematikës në Zyrih të Zvicrës, duke treguar se është një nga talentet më premtues të brezit të ri shqiptar.

 

Fitorja në Romë është rezultat i talentit, përkushtimit dhe punës së palodhur që Dijari ka treguar ndër vite. Pas këtij suksesi qëndron edhe mbështetja profesionale e mentorit të tij, Besmal Memedi, i cili me përkushtimin dhe udhëzimin e vazhdueshëm ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e tij. Me këto arritje, Dijar Idrizi jo vetëm që nderon familjen e tij dhe vendlindjen Sllatinë, por promovon edhe vlerat e të rinjve shqiptarë në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se me dije, punë dhe përkushtim mund të arrihen majat e suksesit.

 

Urime, Dijar Idrizi! Jemi krenarë për suksesin tënd dhe të urojmë edhe shumë fitore e arritje në të ardhmen./Tetovasot/