Para pak çastesh është zhvilluar takimin ndërmjet Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryministrit Albin Kurti.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në hapje të takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se Kosova është partnere e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se dy shtetet kanë një histori të gjatë, teksa ka falënderuar Kosovën për pritjen e refugjatëve afganë dhe për mbështetjen e Ukrainës pas agresionit rus.
Këtë takim e ka komentuar avokati Tomë Gashi duke “thumbuar” kundërshtarët e Kurtit e Osmanit.
Ai ka ironizuar duke thënë se është skandal që nuk kishte përkthyes në takimin e zhvilluar.
Postimi i plotë:
Skandaloze😉
Skandal në Uashington
Qeveria Kurti pa përkthyes ne takim në Shtëpi të Bardhë
A ka opozitë ky vend
A ka media të pavarura
Albini ka faj