Deklarata që po trazon debatet për luftën në Kosovë vjen nga Goxhaj, i cili ka rrëfyer një histori të padëgjuar nga ditët më të vështira të luftës.
Sipas tij, në Shtabin e Përgjithshëm në Kleçkë të Drenicës, Sami Lushtaku i kishte kërkuar Albin Kurtit të vishte uniformën dhe t’i bashkohej luftës, por ai nuk kishte pranuar.
Një rrëfim që po rikthen në vëmendje prapaskenat dhe përplasjet e asaj kohe, duke ndezur reagime të forta në opinionin publik shqiptar.