Policia jep detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Drenicë

Një person raportohet se është plagosur me thikë sot në Drenas. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30.

 

Dyshohet se deri te plagosja me thikë erdhi pasi dy persona ishin përfshirë paraprakisht në aksident trafiku.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka konfirmuar për “Indeksonline” rastin.

 

“Rreth ores 11:00 e kemi pranu informaten qe nje person eshte lendu nga nje mjet i mprehte. I njejti ka pranu tretman mjekesor”, është shprehur ai.