Botërori: Mjeku i dha gjyqtarit lëng të turshive në mes të ndeshjes, mësohet arsyeja

Një situatë të pazakontë pamë mbrëmë në ndeshjen e Kupës së Botës midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Australisë. Në fund, skuadra vendase fitoi me rezultatin 2-0, dhe situata për të cilën po bën bujë media botërore ndodhi në fund të ndeshjes.

 

Konkretisht, gjyqtari kryesor Felix Zwayer u ul në lëndinë dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Ajo mbërriti shpejt, por në një formë të pazakontë, gjyqtarja e katërt Katie Garcia i solli lëng të turshive.

Siç shkruan The New York Times, ky lëng është në fakt një përzierje e bërë nga lëngu i turshive, i pasuruar gjithashtu me vitamina dhe minerale që ndihmojnë në rikuperimin e menjëhershëm të muskujve.

Zakonisht vjen në shishe të vogla prej rreth 75 ml, dhe mjekët këshillojnë që lëngu të shpëlahet në gojë për 20 deri në 30 sekonda para se ta pështyni ose ta gëlltisni.