Raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë ngre disa shqetësime që lidhen kryesisht me sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, por edhe me lirinë e medias dhe sulmet ndaj gazetarëve.
Sipas raportit, nevojiten ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në lidhje me korrupsionin e nivelit të lartë.
Kujtojmë se Partia Socialiste, me forcën e kartonit, pengoi arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke rrëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit të paraqitur në Kuvend nga Prokuroria e Posaçme.
“Rënie alarmante në Indeksin e Korrupsionit: Shqipëria ka rënë nga vendi i 80-të (2024) në vendin e 91-të (2025) në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.
Korrupsioni mbetet një “shqetësim serioz”: pavarësisht progresit në kuadrin ligjor, raporti thekson se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe Shqipëria duhet të forcojë kapacitetet e përkushtuara të policisë.
-Mungesa e rezultateve në dënimet e nivelit të lartë: kërkohet konsolidimi i “historisë” së hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare, veçanërisht në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.
-Presioni mbi SPAK-un: thirrje për të garantuar pavarësinë e vazhdueshme të SPAK-ut, burimet e mjaftueshme dhe kapacitetin operacional, “pa kufizuar fuqitë e tij hetimore dhe pa dëmtuar punën e tij” – një referencë indirekte ndaj përpjekjeve për ta dobësuar atë.
“Pasuritë kriminale: kërkohen përpjekje më të forta për të gjurmuar, sekuestruar dhe konfiskuar në mënyrë efektive pasuritë kriminale ”, thuhet në raport.
Parlamenti Evropian dënon armiqësinë ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të pavarur të medias, duke u përqendruar në sulmet verbale dhe retorikën anti-media të përdorur nga zyrtarët e lartë.
“Dënim i fortë i retorikës anti-media nga zyrtarët e lartë: Raporti “dënon fuqishëm armiqësinë ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të pavarur të medias”, duke përmendur konkretisht sulmet verbale dhe retorikën anti-media nga zyrtarët e lartë, fushatat e shpifjes dhe ngacmimin mizogjin në internet — shumica e të cilave synojnë gazetarët që raportojnë mbi sundimin e ligjit, korrupsionin dhe drejtësinë.”
-Numër i lartë padish kundër gazetarëve: shprehet shqetësim për numrin e lartë të padive kundër gazetarëve (SLAPP); dhënia e dëmshpërblimeve për shpifje dhe fyerje ende nuk është zbatuar plotësisht, sipas standardeve evropiane.
“Transparenca e pronësisë së medias: Kërkohet transparencë më e madhe në lidhje me konfliktet e mundshme të interesit të pronarëve të medias dhe shpërndarjen e reklamave shtetërore për të mbrojtur pavarësinë editoriale “, thuhet në raport, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE