Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, vazhdon të prijë bindshëm në listën e partisë me 91,324 vota të fituara, raporton Bota sot.
Nga kandidatët që ishin pjesë e listës së përfshirë nga Osmani në LDK, deri më tani mandat deputeti ka siguruar vetëm Albena Reshitaj, e cila ka marrë 19,417 vota.
Megjithatë, rezultatet dhe lëvizjet eventuale deri në përfundimin e procesit mund të sjellin ndryshime në përbërjen e deputetëve të zgjedhur. Në rast të ndonjë ndryshimi në renditje ose lirimi të një ulëseje, shanse për të siguruar mandat ka edhe Jeta Statovci.
Vjosa Osmani mbetet kandidatja më e votuar në listën e LDK-së, duke konfirmuar mbështetjen e madhe elektorale që gëzon brenda elektoratit të kësaj partie.