LIVE: Rezultatet e fundit nga KQZ / LVV “vulos” fitoren, tash perfundon gjithqka per opoziten

Sot pritet përfundimi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit. E përderisa numërimi është krejt në fund, emrat e 100 deputetëve të legjislaturës së 11-të pothuajse janë konfirmuar.

 

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në mesin e 100 deputetëve shqiptarë. Partia Demokratike e Kosovës deri tash ka 22 ulëse, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 mandate. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet partia e katërt më e madhe me 7 ulëse.

Ndryshimet në mandate u përcaktuan nga vota e diasporës. Nga numërimi i rreth 100 mijë votave, diaspora ia shtoi pesë ulëse LVV-së.

Lista e deputetëve:

 

Vetëvendosje në krahasim me zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka humbur katër mandate. Votat i kanë lënë jashtë 17 deputetë që e ushtronin këtë funksion deri tash (Naim Bardiqi, Fitim Haziri, Ilir Qeriqi, Egzon Azemi, Mimoza Shala, Luan Aliu, Arsim Ademi, Fatos Geci, Ejup Ahmeti, Arijeta Rexhepi, Fahrush Rexhepi, Bylbyl Sokoli, Bajram Mavriqi, Enver Dugolli, Avdullah Klinaku, Rozeta Hajdari, Mytaher Haskuka)

Megjithatë, një pjesë e tyre mund të rikthehen nëse VV-ja formon qeverinë dhe disa deputetë lëshojnë postet për t’u bërë ministra.