Njoftim i mirë për gjithë mërgimtarët e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila udhëhiqet nga ministri në detyrë, Glauk Konjufca, ka hapur një tender me vlerë deri në 500 mijë euro për furnizim me bileta.

 

Dokumentet e tenderit, të siguruara nga Demokracia, tregojnë se gjatë një viti parashihet blerja e rreth 1.500 biletave për destinacione të ndryshme ndërkombëtare.

“Shërbimet e transportit ajror. Vlera e parashikuar e kontratës: 500,000.00. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 03.07.2026 Bileta Aeroplani sipas përshkrimit copë 1400”, thuhet në dokumentet e tenderit.

 

Dokumentacioni tregon se kompania fituese do të duhet të jetë në dispozicion të MPJD-së gjatë gjithë kohës, 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit.

Gjithashtu, sipas dokumenteve të tenderit, ajo do të jetë e obliguar t’u përgjigjet kërkesave për bileta brenda 60 minutave dhe të ketë persona të dedikuar kontakti për kabinetin e ministrisë edhe jashtë orarit të rregullt të punës.