Moza takohet me Adionin në fermë dhe bën veprimin e papritur! (VIDEO)

Mbrëmja festive në Ferma VIP solli emocione dhe surpriza të shumta për banorët, teksa disa nga ish-konkurrentët u rikthyen në fermë për të kaluar disa momente së bashku me finalistët.

 

Mes tyre ishte edhe Adioni, ardhja e të cilit tërhoqi menjëherë vëmendjen e Mozës. Sapo e pa, ajo u afrua për ta përshëndetur dhe për të shkëmbyer disa fjalë me të.

Por ajo që askush nuk e priste ndodhi gjatë bisedës së tyre.

Adioni e pyeti Mozën nëse ishte mërzitur pasi ai ishte fejuar. Në mënyrë surprizuese, Moza iu përgjigj shkurt:

 

“Po.”

Përgjigjja e saj shkaktoi reagime dhe buzëqeshje mes të pranishmëve, por Adioni nuk u ndal me kaq.

“S’ka problem, se të pres jashtë, je dashuria ime,” iu drejtua ai Mozës, duke lënë banorët të habitur me deklaratën e tij.

Momenti u komentua menjëherë nga fermerët dhe po bën xhiron e rrjetit, ku ndjekësit po diskutojnë nëse bëhej fjalë për një shaka mes tyre apo për një deklaratë që fsheh më shumë se sa duket.

Ndërkohë, videoja e këtij takimi po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale dhe është kthyer në një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes.