Kjo gje e rend i ndodhi Doarsa Kica- Xhelili

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, u ka bërë thirrje qytetarëve të përmbahen nga siç thotë ajo “shpifjet personale, deri te sulmet familjare”, që ajo thotë se i janë lëshuar nga “aparatura propagandistike” e Vetëvendosjes pas debatit të mbrëmshëm në Debat Plus të RTV Dukagjini.

 

“Ne këto pak ore qe na ndajnë nga kutia e votimit, ju lus te jeni te qete, te vendosur dhe shume vigjilent. Pas paraqitjes time te fundit ne Debatplus, aparatura propagandistike ndaj meje ka kaluar çdo kufi: nga shpifjet personale, deri te sulmet familjare. Kane prekur aty ku mendojnë se mund ta lëndojnë një grua, një nënë e një bashkëshorte”, ka shkruar e dyta e partisë më të vjetër në vend.

 

Tutje, Kica-Xhelili ka thënë se nuk intimidohet nga këto shpifje, duke shtuar se do t’i luftojë edhe në të ardhmen.

“Si mbrëmë, edhe ne te ardhmen, do ta përfaqësoj pikërisht zërin qe nuk keni me e ndale me aparaturën linçuese e shpifëse te Lëvizjes Vetëvendosje. Do t’ua dëshmoj te kundërtën secilën ditë. Forcën time ne politike e gjej pikërisht te pastërtia ime dhe mbështetja e atyre qe i përfaqësoj.”

Në fund, Kica-Xhelili ka bërë thirrje që të dielën Vetëvendosje të dënohet me votë.

“Te Dielen duhet ta ndalim këtë mendësi përfundimisht”.