Edi Rama publikon foto nga Himara: Ska pagesa për turistët në plazhet publike

Kritikat për çmimet e larta në jug të vendit kanë vënë në lëzivje kryeministrin Edi Rama.

Këtë të diel Rama ka publikuar pamje nga plazhi publik i Himarës duke thënë se mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistët.

“Këtë sezon pastërtie shembullore në vijën bregdetare, janë garantuar më në fund edhe hapësirat e plazheve publike. Ky është një nga plazhet publike të Himarës, i cili administrohet e mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistët“, shkruan Rama.