Ministria e Mbrojtës e udhëhequr nga ministri në detyrë, Ejup Maqedonci ka paraqitur kërkesë për realizimin e një projekti të rëndësishëm infrastrukturor në kuadër të modernizimit të FSK-së, që parasheh ndërtimin e objekteve të reja të akomodimit në tri kazerma të vendit.
Sipas dokumentit zyrtar në E-prokurim, projekti është ndarë në tri pjesë dhe përfshin ndërtimin e objekteve të akomodimit në kazermat e FSK-së në Istog, Gjilan dhe Gjakovë, shkruan IndeksOnline.