Etleva ka sjellë këtë të diel, 24 maj, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani në një ballafaqim bashkëshortin e saj, Shkëlqimin. Konflikti mes çiftit ka nisur që pesë vite para dhe shkak është bërë një “disfatë dhe një gabim” që Shkëlqimi ka bërë, që sot ka vendosur në pikëpyetje banesën e tyre.
Përballja mes tyre është ftohtë dhe deri sikur e ashpër. Teksa Etleva tregon vështirësitë që ka kaluar në jetë, qysh e vogël, shprehet se ndoshta ka qenë halli ai që e bëri të dashurohej më Shkëlqimin.
Teksa ky i fundit shpreh të kundërtën, se i është përkushtuar dhe e ka dashur më shumë se vetë jetën e tij.Etleva: Të tregosh jetën dhe historinë time të duhet një natë dimri. Erdha në jetë nga dy prindër, që u divorcuan kur unë isha 6-muajshe. Aty jeta ime mori një jetë tjetër. U rrita nga gjyshja ime nga ana e mamasë, për 10 vite me radhë, në qytetin e Shijakut. Pas asaj kohe ajo vendosi që të më dërgonte te mamaja ime në qytetin e Peqinit. Atje jetova për 7 vite të tjera, kur njoha edhe Shkëlqimit. Familja e Shkëlqimit nuk e pranonte lidhjen tonë, për shkak se familja e burrit që mamaja ime ishte martuar, (njerku), ishte me biografi të keqe. Aty lindi një sfidë tjetër e jetës sime. Që lidhja ime të kurorëzohej duhej që të më hapej një derë tjetër dhe ajo ishte dera e babait tim, që unë të filloja gjimnazit, të filloja punë dhe jetën time me Shkëlqimin.Ardit Gjebrea: Po ti u dashurove me Shkëlqimin?
Etleva: Halli ndoshta më bëri që të dashurohesha, sepse nuk kisha zgjidhje të tjera. Atje u njoha, u dashurova.
Shkëlqimi: Po jo moj, se nuk dole keq ti nga ajo dashuri.
Ardit Gjebrea: Si?
Shkëlqimi: Nuk doli keq nga ajo dashuri, sepse ka qenë një përkushtim i jashtëzakonshëm i imi ndaj saj. E kam dashur më shumë edhe se jetën time, i jam përkushtuar jashtë mase. Ajo ka bërë jetë, derisa pësuam disa disfata, ajo ka bërë një jetë luksoze, si princeshë.