Vjosa Osmani me ‘selam’ per Vetevendosjen e PDK-ne me kete qe publikoi pak kohe me pare

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka falënderuar mërgatën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vizionit rugovist, duke theksuar se diaspora mbetet “kështjella më e fortë” e këtij orientimi politik.

 

Në një mesazh emocional, Osmani deklaroi se historia do ta kujtojë Rugovizmin si forcën që “e mbajti Kosovën drejt”, ndërsa shtoi se ky vizion vazhdon të jetojë dhe të fitojë.

“Dhe kur të pyetet historia kush e mbajti Kosovën drejt, përgjigjja nuk do të jetë e gjatë. Do të jetë një togfjalësh i shenjtë: Rugovizmi jeton! Rugovizmi fiton!”, ka shkruar ajo.

 

Ajo u shpreh mirënjohëse ndaj mërgimtarëve, duke i cilësuar si mbështetës të palëkundur të rrugës politike të ndërtuar mbi filozofinë e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.