“100 Eurot po vijnë” – Pensionistët dhe familjet me fëmijë marrin lajmin e madh nga Qeveria Kurti

Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti pritet që të hënën ose të martën të ekzekutojë pagesat prej 100 eurosh për pensionistët dhe përfituesit e shtesave për fëmijë, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

 

Sipas deklarimeve të bëra nga Qeveria, për këto kategori nuk do të ketë nevojë për aplikim, pasi listat e përfituesve tashmë janë në sistem dhe pagesat pritet të realizohen në fillim të javës së ardhshme.

Kjo mbështetje financiare prej 100 eurosh është miratuar për pensionistët, fëmijët, studentët aktivë dhe punëtorët e sektorit privat me të ardhura deri në 1 mijë euro. Për studentët dhe sektorin privat do të hapet procedurë aplikimi gjatë javës së ardhshme.