Abdixhiku i reagon Kurtit për 100 eurot: Blerje masive e votave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti për ndarjen e 100 eurove për disa kategori qytetarësh në Kosovë.

Në reagimin e tij, Abdixhiku e ka cilësuar këtë masë si të motivuar politikisht, duke shtuar se synon ndikim elektoral në prag të zhvillimeve politike.