Albin Kurti befason studentet, iu ndan para, kjo eshte data…

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 100 euro për studentët aktivë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. Sipas njoftimit, përfitues do të jenë studentët që janë të regjistruar në universitetet publike dhe private, ndërsa aplikimi pritet të hapet gjatë javës së ardhshme.

 

Kurti deklaroi se kjo mbështetje financiare është marrë për të ndihmuar qytetarët në përballimin e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës. Përveç studentëve, nga 100 euro do të përfitojnë edhe pensionistët, fëmijët dhe punëtorët e sektorit privat.

 

Sipas Qeverisë, pagesat për disa kategori do të nisin në fillim të javës së ardhshme, ndërsa studentët do të duhet të aplikojnë përmes platformave përkatëse sapo të publikohet procedura zyrtare.