Sapo iu bashkua Vetëvendodjes

Albin Kurti ka njoftuar se eksperta e sigurisë kibernetike, Rina Basholli, i është bashkuar Lëvizja Vetëvendosje.

 

Përmes një postimi publik, Kurti e ka vlerësuar Bashollin si një profesioniste të dalluar në fushën e teknologjisë informative dhe sigurisë kibernetike, me përvojë ndërkombëtare dhe profil të fuqishëm profesional.

Sipas Kurtit, Rina Basholli ka përfunduar studimet në Shkenca Kompjuterike dhe është specializuar në Inxhinieri të Avancuar Softuerike dhe Siguri Kibernetike në University of Sheffield dhe CITY College.

Ai theksoi se ajo aktualisht mban pozitë udhëheqëse në siguri informative në KODE Labs dhe konsiderohet një nga zërat më të njohur për sigurinë kibernetike dhe fuqizimin e grave në teknologji në Kosovë dhe rajon.

“Mirë se erdhe, Rina!”, ka shkruar Kurti në fund të mesazhit të tij.