Biznismeni tashmë i njohur dhe ndër figurat më tě përfolura të shoubizit shqiptar, Fisnik Syla- Fisi , sot ka dalë me një reagim publik lidhur me keqpërdorimin e emrit dhe identitetit të tij në rrjetet sociale.
Përmes një videoje të publikuar , Fisi ka njoftuar ndjekësit , se persona të panjohur kanë hapur profile të rreme në emrin e tij, të cilat po përdoren për mashtrime dhe përfitime personale. Ai ka theksuar se në disa raste po përdoret edhe inteligjenca artificiale për të krijuar përmbajtje mashtruese.
“Ky është i vetmi profil imi origjinal në TikTok. Çdo llogari tjetër që përdor emrin apo imazhin tim është e rreme, e pavërtetë. Ju lutem mos bini pre e mashtrimeve dhe raportojini ato”, është shprehur Fisnik Syla në videon e publikuar.
Në pamjet e shpërndara në rrjet, i njohuri edhe ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina shfaqet pranë shumave të mëdha parash, ndërsa paralajmëron se personat që po keqpërdorin identitetin e tij do të përballen me pasoja ligjore.
Ky reagim vjen në një kohë kur mashtrimet online, profilet fallco dhe përdorimi i inteligjencës artificiale në rrjetet sociale po shqetësojnë gjithnjë e më shumë figurat publike dhe përdoruesit e internetit.