Albert Shabani ka publikuar një mesazh emocional, ku i ka kërkuar falje publike analistit dhe gazetarit Lirim Mehmetaj për ofendimet dhe sulmet e mëhershme ndaj tij.
Shabani pranon se në shumë reagime ndaj Mehmetajt “e ka tejkaluar çdo normë morale e njerëzore”, duke shtuar se dikur ishte frymëzuar nga qasja politike e Vetëvendosjes dhe besonte se po vepronte drejt kur sulmonte gazetarë, media dhe figura të UÇK-së.
Ai thotë se është ndier keq pasi pa përkrahjen e Mehmetajt ndaj tij, duke e konsideruar atë një respekt që “nuk e kishte merituar” pas gjithë ofendimeve të bëra ndër vite.
“Ti u tregove më bujar. Dëshmove se edhe kur shahemi e ofendohemi, prapë ka vend për falje, për pendim dhe për zgjatje dore si vëllai me vëllain”, shkruan Shabani në fund të reagimit të tij publik.