Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik në Kosovë

Sipas pritjeve, të hënën pritet të dalin pagesat e shtesave për fëmijë për muajin maj, ndërsa të martën pritet të ekzekutohen pagat për shërbyesit civilë për muajin maj.

 

Mijëra familje përfituese të skemës së shtesave për fëmijë pritet t’i kenë mjetet në llogaritë e tyre gjatë ditës së hënë, derisa një ditë më pas pritet të realizohen edhe pagat për administratën dhe shërbyesit civilë në nivel vendi.

Këto pagesa vijnë në një periudhë me pritje të mëdha nga qytetarët, sidomos pas rritjes së kostos së jetesës dhe shpenzimeve mujore për familjet kosovare.