Albin Kurti i përgjigjet ashpër Vjosa Osmanit pas deklaratave ndaj tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur presidentes Vjosa Osmani lidhur me deklaratat për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çështjet e sigurisë në vend.

 

Kurti tha se ai është kryeministri i parë i Kosovës që ka kërkuar zyrtarisht nga SHBA-ja që baza ushtarake Camp Bondsteel të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

“Unë jam kryeministri i parë që ka kërkuar nga SHBA që Bondsteel ta bëjë bazë të përhershme ushtarake në Kosovë”, deklaroi Kurti.

Deklarata e tij vjen në kohën e përplasjeve politike dhe debateve të fundit ndërmjet krerëve institucionalë lidhur me raportet me aleatët ndërkombëtarë dhe çështjet e sigurisë kombëtare.