“Nëse Moza e din që ai ka 3 fëmijë…”/ Bashkëshortja e DJ Bujakës flet për flirtet në Fermë – ekskluzivet

E ftuar në emisionin Ferma Club në Vizion Plus, bashkëshortja e DJ Bujaka, Eni Hasa, komentoi rrugëtimin e tij në reality show dhe raportet që kanë krijuar debat brenda fermës.

 

Ajo u shpreh se fillimisht kishte qenë skeptike për hyrjen e tij në lojë, por me kalimin e kohës është surprizuar pozitivisht nga mënyra si ai ka reaguar në situata të vështira.

“Loja më pëlqen, është më mirë seç e prisja. Kam qenë pak skeptike në fillim. Më ka habitur durimi i tij. Ka pasur situata që jo çdo njeri do t’i kalonte me aq qetësi”, tha Eni.

Në lidhje me debatin e fortë mes Bujakës dhe Sara gjatë një sfide ku kjo e fundit mbeti e dëmtuar në kokë, Eni mohoi kategorikisht çdo akuzë për dhunë.

 

“Sfida ishte e vështirë për të gjithë. E kam parë me shumë kujdes dhe në asnjë moment nuk kam menduar se ka përdorur dhunë. Ishte lojë dhe gjithçka u pa qartë në klip”, deklaroi ajo.

Në studio nuk munguan as komentet pikante nga opinionistët. Albano Bogdo u shpreh se nuk e sheh Bujakën si personazh interesant në fermë, ndërsa Erion Zeqiraj deklaroi se ai po qëndron pranë Moza për shkak të “forcës së saj në lojë”.

Por momenti që mori më shumë vëmendje ishte komenti i Enit për raportin mes Bujakës dhe Mozës. E pyetur nëse sheh flirt mes tyre, ajo u përgjigj shkurt: “Jo”.

Më pas, me tone humori, shtoi:

“Nëse Moza e merr përsipër që Bujaka ka dhe tre fëmijë… atëherë gjithçka mund të ndodhë.”