Qytetari në Lipjan: “Çlirimtari po përballet me akuzën, si pjellë e ligjit që e ka bo Albin Kurti”

Përleshja mes disa personave para dy ditësh në Lipjan, ka rezultuar me 15 persona të arrestuar, ku dhjetë nga ta janë dërguar në mbajtje. Në mesin e tyre është edhe veterani Bekim Meta, raporton Klankosova.tv.

 

Për lirimin e tij, sot po zhvillohet edhe protestë para degës së Gjykatës, ku po mbahet seanca dëgjimore, pasi qytetarët pretendojnë se personat që e kanë sulmuar veteranin e UÇK-së, kanë qenë paramilitarë.

 

Madje, dikush e ka lidhur këtë incident edhe me Ligjin për Shtetësinë, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, transmeton Klankosova.tv

“Arsyeja e kësaj proteste para kësaj Gjykate është për faktin sepse sot, një çlirimtar, përballet ,e një aktakuzë që është si pjellë e ligjin të cilën e ka bo Albin Kurti. Duke pasë parasysh se ne jetojmë që 26 vite në liri edhe nuk e kemi asnjë problem me asnjë komuniktet…e dini shumë mirë  këtu kishën në Lipjan, shqiptarët e kanë ruajtur dhe vazhdojnë ta ruajnë. Pronat e komuniteteve janë ruajtur dhe do të ruhen, por sot ky ligj ua ka mundësuar me ardh kriminelët të cilët i kanë pasur duart e përlyem në masakrën e Halqit, Ribarit dhe shumë vendeve tjera”, ka thënë qytetari.

  1. Ndërkaq, sipas informatave jozyrtare, mësohet se konflikti ishte mes tri familjeve të dy nacionaliteteve të ndryshme.